Lajme
“Unë jam shefja e politikës së jashtme” | Një presidente hipokrite si Vjosa Osmani, që kurrë nuk mori përgjegjësi për dështimet në politikën e jashtme
Demokracia
11:11 | 09 Qershor 2024

Share:

Vetëm pasi që kryeministri Albin Kurti në koordinim me ministren Donika Gërvalla – Schwarz, zhvlerësuan krejtësisht rolin e presidentes Vjosa Osmani, kjo e fundit ngriti zërin dhe filloi të fliste me të madhe se kush është shefja e politikës së jashtme.

Më 16 maj 2024, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Gërvalla – Schwrz “i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë së Këshillit të Evropës” më mbështetjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të shteteve evropiane, shkruan Demokracia.com.

Presidentja Osmani vetëm tani në këtë kohë të përplasjes dhe ftohjes së raporteve me kryeministrin Kurti, ka filluar të lexojë Kushtetutën e Kosovës, që sipas nenit 84, paragrafit 10, presidenti “udhëheq politikën e jashtme të vendit”.

Për tri vite më radhë, presidentja Osmani në asnjë rast nuk ka ndërhyrë për të kundërshtuar degradimin e Mnistrisë së Jashtme të Kosovës dhe shkatërrimin e trupës diplomatike, duke e lënë atë krejtësisht në duart e njerëzve pa përvojë dhe të papërgatitur profesionalisht.

Gjatë kësaj kohe si Presidente e Kosovës, Osmani dhe as Qeveria Kurti, nuk kanë pasur asnjë sukses të vetëm në politikën e jashtme, duke mos i sjellur vendit asnjë njohje. Dështimi i madh për shtetin e Kosovës ishte dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës në majin e vitit 2024.

Lexo më shumë:

Dështimi i madh në politikën e jashtme | Osmani nuk solli asnjë njohje, sukses e quan angazhimin për rikonfirmimin e tyre

Osmani, Kurti e Gërvalla | Tre përgjegjës për dështimin e madh të Republikës së Kosovës në një ditë të vetme

16 MAJ 2024 – DEKLARATA E PARË, OSMANI: KOMPETENCAT JANË TË QARTA NË POLITIKËN E JASHTME

Disa orë më vonë, pas letrës që Gërvalla – Schwrz “i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë së Këshillit të Evropës” më mbështetjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentja Osmani në reagimin e saj përmes këshilltarit Bekim Kupina, ka përmendur pikërisht “kompetencat e qarta” në “fushën e politikës së jashtme”.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, ka thënë Kupina, pasditën e së enjtes.

7 QERSHOR 2024 – DEKLARATA E DYTË, OSMANI: “PRESIDENTI I PËRCATON OBJEKTIVAT E POLITIKËS SË JASHTME”

“Përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit, pra kurdo që prezantohet një ide e tillë do ta shqyrtoj. Por mendoj që është më rëndësi që çdo propozim të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës në qoftë se e vlerësoj që e ndihmojnë Republikën e Kosovës nuk ka arsye të mos e përkrahim”.

Kjo ishte deklarata e dytë e presidentes Osmani, në një interval të shkurtër kohor, brenda të cilit ajo shpreh hapur qëndrimin e saj kundërshtues ndaj rrugës që po ndjek Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në çështje të politikës së jashtme.

Megjithatë, prej kur Vjosa Osmani është presidente dhe përcaktuese e objektivave në politikën e jashtme, Kosova nuk e ka asnjë sukses në politikën e jashtme dhe madje nuk ka arritur t’i ruajë as raportet e mira me shtetet partnere dhe është futur nën sanksione të BE-së, se lëre më të sigurojë njohje apo anëtarësime të reja. Për dështimet spektakolare në politikën e jashtme, Osmani nuk ka marrë asnjëherë përgjegjësi.

Reagimi i presidentes Osmani vinte pas pyetjes së gazetarëve për idenë e kryeministrit Albin Kurti, që draftin që e kanë propozuar emisari i BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit e presidentit Macron, kancelarit Scholz dhe kryeministres Meloni, të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim.

KOHA KUR OSMANI NUK KUJDESEJ PËR KUSHTETUTËN E KOSOVËS

Ashtu siç Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është kujdesur për politikën e jashtme si i kërkohet me Kushtetutën e Kosovës, e para e shtetit nuk është treguar e kujdesshme në respektimin e Kushtetutës edhe në raste të tjera, duke tejkaluar kompetencat e saj apo edhe duke mos i zbatuar ato.

Demokracia.com ka raportuar për shumë raste në të cilat sjellja e presidenes Osmani ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Lexo më shumë për këtë temë:

“Kush do betejë politike me mua, betejë do të ketë” | Presidentja Osmani i kërcënon deputetët, i jep fund përfaqësimit të unitetit të popullit

Një presidente si Osmani që nuk garanton funksionimin e institucioneve kushtetuese pas sulmeve të kryeministrit Kurti…

Skandaloze | Presidentja Osmani nxiti qytetarët të mos i besojnë drejtësisë dhe të mos e denoncojnë krimin

Përkeqësohet imazhi ndërkombëtar i Kosovës | Osmani, Kurti dhe Konjufca pranojnë se po minojnë besimin në gjyqësor, zotohen ta ndalojnë fushatën

Skandaloze | Osmani me fjalor të Kurtit sulmon hapur segmente të shtetit të Kosovës: Nuk i besoj institucioneve të drejtësisë

Të ngjashme