Lajme
Dështimi i madh në politikën e jashtme | Osmani nuk solli asnjë njohje, sukses e quan angazhimin për rikonfirmimin e tyre
Demokracia
17:33 | 15 Dhjetor 2023

Share:

“Kemi arritur suksesshëm t’i rikonfirmojmë gati 100% të njohjve për çdo rast kur Serbia pretendonte kinse çnjohje të shtetit tonë…”.

Kjo është deklarata e presidentes Vjosa Osmani, e bërë më 15 dhjetor 2023, gjatë adresimit të saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, e cila dëshmon qartë dështimin e madh në politikën e jashtme të së parës së shtetit, por edhe të Qeverisë së Kosovës.

Deklarata e presidentes Osmani është një tregues i mungesës së njohjeve për shtetin e Kosovës, por edhe çfarë ka mbetur nga politika e jashtme e Kosovës.

Në mungesë të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës, presidentja Osmani është mburrur me rikonfirmimin e njohjeve, shkruan Demokracia.com.

“Kemi arritur suksesshëm t`i rikonfirmojmë gati 100 për qind të njohjeve për çdo rast kur Serbia pretendonte kinse çnjohje të shtetit tonë, e të ndërtojmë aleanca të reja me shtetet që së shpejti pritet ta marrin këtë vendim”, ka thënë Osmani para deputetëve të LVV-së dhe LDK-së, të cilët ishin të vetmit që nuk e bojkotuan.

Në fjalimin e saj në Kuvend, Osmani ka theksuar se ajo është udhëheqëse e politikës së jashtme.

“Si udhëheqëse e politikës së jashtme dhe përfaqësuese e vendit jashtë, ashtu siç edhe përcaktohet në Kushtetutë, fuqizimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i atyre të reja, vazhdon të mbetet ndër prioritetet kryesore të punës sime”, tha Osmani.

Përveç dështimit në politikën e jashtme në çështjen e njohjeve të reja, Republika e Kosovës është nën sanksione të vendosura nga Bashkimi Evropian. /Demokracia.com/

Të ngjashme