Lajme
Një presidente si Osmani që nuk garanton funksionimin e institucioneve kushtetuese pas sulmeve të kryeministrit Kurti…
Demokracia
10:56 | 23 Mars 2024

Share:

“Presidenti i Republikës ë Kosovë: (2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë”.

Ky oblim në Kushtetutën e Kosovës është vetëm një fjali më shumë, pasi ajo nuk ka kurrfarë kuptimi për Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila nuk e zbatoi asnjëherë, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse institucionet kushtetuese të Kosovës përballen me sulme publike nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të emëruarit e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje, në asnjë moment të vetëm, presidentja Osmani nuk ka bërë ndonjë deklaratë në mbrojtjen dhe garantimin e funksionimit kushtetues të tyre.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, fatkeqësia qëndron në faktin se këtyre sulmeve, shpeshherë i është bashkuar personalisht presidentja Osmani.

Së fundmi, kryeministri Kurti është hedhur sërish në sulm kundër Gjykatës Kushtetuese, e cila është bërë adresë e opozitës për shqyrtimin e ligjeve antikushtetuese të propozuara nga Qeveria Kurti e të miratuara në Kuvend nga shumica parlamentare e përbërë nga Vetëvendosje.

Pothuajse të gjitha ligjet e trajtuara nga Kushtetuesja nuk kanë arritur të marrin notën kaluese, duke shfaqur dobësinë e madhe të Qeverisë Kurti dhe Vetëvendosjes se nuk dijnë të shkruajnë ligje.

Kur është në pyetje Gjykata Kushtetuese, Kurti është shfaqur çdoherë kontradiktor me vetën e tij. Si opozitar, për ta shpëtuar vetën para Gjykatës ku po gjykohej për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Kurti e citonte Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin ishin shpallur disa pika të Marrëveshjes së Parimeve, si dokument i ndërmjetëm pa efekt juridik, që nuk ishin në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

E si kryeministër, Kurti e ka sulmuar brutalisht institucionin që merret me mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës.

https://demokracia.com/vepruam-ne-interes-te-kosoves-e-vertetoi-aktgjykimi-per-ti-shpetuar-burgut-opozitari-albin-kurti-citonte-gjykaten-kushtetuese-tani-e-sulmon-brutalisht-nga-nder/

https://demokracia.com/dhjetera-ligje-te-kurtit-ne-kushtetuese-vetevendosje-qe-dhunen-kaosin-dhe-bllokadat-i-perdori-si-mjete-politike-nuk-di-te-shkruaje-ligje/

KURTI RIKTHEN SULMET MBI GJYKATËN KUSHTETUESE

Më 21 mars 2024, në prag të trevjetorit të Qeverisë Kurti 2, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shfaqur i ashpër me Gjykatën Kushtetutese të Republikës së Kosovës.

Në mënyrë të paprecedentë ai e ka krahasuar Kushtetuesen me një parti politike, të cilën e ka ftuar të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do të duhej të pranonte, duke pasur Komisionin Parlamentar për Legjislacion, ta trajtojë secilin ligj që e kalon mazhoranca aty e që janë thelbësore për reformat që ne i bëjmë. Sidoqoftë ajo po i trajton. E keni pa që po merret me nivel të pagave, po merret me çmimet tavan, po merret me gjithçka. Në këtë kuptim unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata, le të garojnë në zgjedhje”, ka thënë Kurti.

Këtë akuzë, kryeministri Kurti e përsëriti edhe një ditë më pas, në konferencën nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Pavarësisht brutalitetit dhe efektit negativ që këto sulme kanë mbi institucionet e Republikës së Kosovës, presidentja Osmani, të cilën Kushtetuta e Kosovës e thërret në garantimin dhe mbrojtjen e funksionimit të institucioneve kushtetuese, ajo ka vazhduar të shfaqet veç si një zgjatim i Kurtit.

Por, fatkeqësisht, presidentja Osmani nuk ka qëndruar indiferente. Ajo me ashpërsinë e njëjtë ka ndjekur linjën e sulmeve mbi institucionet e tilla. Madje, ajo e ka treguar këtë edhe duke mos kryer detyrën kushtetuese për të dekretuar emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Rasti më i rëndë në paraqitjet e presidentes Osmani në fushatën kundër institucioneve të pavarura kushtetuese dhe sidomos kundër sistemit të drejtësisë, është momenti kur e para e shtetit ka nxitur qytetarët e Kosovës që të mos i besojnë sistemit të drejtësisë. / Demokracia.com /

https://demokracia.com/skandaloze-presidentja-osmani-nxiti-qytetaret-te-mos-i-besojne-drejtesise-dhe-te-mos-e-denoncojne-krimin/

https://demokracia.com/kryeprokurori-si-ia-shkruajti-kurti-vendimin-presidentes-osmani-gjashte-muaj-me-heret/

Të ngjashme