Dy medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kanë bërë që bota të flas dhe të mësojë për Kosovën.
Kështu suksesi në Tokio ka bërë që njerëzit të jenë kureshtarë të mësojnë më shumë për Kosovën.
Përpos në rrjetet sociale, enciklopedia ‘Wikipedia’ ka qenë jashtëzakonisht e vizituar nga opinioni botëror.
Numri mesatar i njerëzve që kërkojnë informacione për Kosovën në ‘Wikipedia’ është 6,000.
Por në ditët kur Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta, mbi 26,000 njerëz, klikuan ‘Kosovo’. /Demokracia.com