Sport
Ylli i Real Madrid afër kalimit tek Atletico Madrid me kosto zero euro
Demokracia
10:23 | 04 Maj 2024

Share:

Një lamtumirë që ka shijen e tradhtisë: mesfushori duket se ka arritur tashmë një marrëveshje me rivalët historikë të klubit të tij.

Lajmi që vjen nga Spanja është i bujshëm, me gazetarin Siro Lopez, i ftuar i El Desmarque, ka lëshuar një bombë të vërtetë merkatoje.

Lajmi ka të bëjë me Dani Ceballos, mesfushor spanjoll i lindur në vitin 1996, lojtar i Real Madrid. Në vitet e fundit Ceballos ka veshur gjithmonë fanellën e Los Blancos, me vetëm një periudhë në huazim tek Arsenali që nga viti 2019 në 2021.

Në këto shtatë vite, Dani Ceballos ka luajtur 142 ndeshje për Real Madridin, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë 13 asiste dhe duke kontribuar në fitoren e dy Champions League, tre Botëroreve për Klube, një kampionat spanjoll, një Kupë të Spanjës, dy Superkupa të Europës dhe tre të Spanjës.

Një listë arritjesh mjaft e respektueshme për mesfushorin, të cilit tani i skadon kontrata me Real Madridin e Florentino Perez.

Sipas gazetarit spanjoll Siro Lopez, i ftuar i El Desmarque, Dani Ceballos tashmë ka nënshkruar një parakontratë me Atletico Madrid-in e Cholo Diego Simeone.

Të ngjashme