Sport
Sot mësohet finalisti i dytë i play-offit, Peja dhe Ylli luajnë ndeshjen vendimtare
Demokracia
09:35 | 04 Maj 2024

Share:

Sot do të mësohet finalisti i dytë i play-offit, në Superligën e Basketbollit kosovar.

Kampioni në fuqi, Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit.

Fituesi i kësaj ndeshje do të sigurojë finalen e madhe ku do të përballet me skuadrën e Trepçës, e cila e eliminoi Sigal Prishtinën.

Seria gjysmëfinale është 2:2. Therandasit fituan dy ndeshjet e para, 84:87 dhe 92:86, por kampionët iu kundërpërgjigjën në dy sfidat e radhës, 98:86 dhe 80:81.

Ndeshja zhvillohet në palestrën ”Karagaçi” më fillim nga ora 19:00.

Të ngjashme