Diaspora
​Në përkujtim të gjenocidit kundër shqiptarëve do të ndizen qirinj nëpër ballkone
Demokracia
12:34 | 13 Janar 2021

Share:

Të gjithë shqiptarët në botë janë të ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagët e Hapura”, që në ballokonet e tyre të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e gjenocidit, me 15 janar, në ditën e përkujtimit të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë.

“Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” fton të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!”, shkruhet në komunikatën e kësaj qendre.

Me tutje thuhet edhe se “Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë!”.

Të ngjashme