Lajme
Zyrtari i LVV-së: Pas çetnikëve në Mitrovicë edhe disa mercenarë në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit të ardhshëm
Demokracia
22:08 | 01 Shkurt 2021

Share:

Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj sulmit që iu bë Albin Kurtit në Skenderaj dhe i krahasoi qytetarët me çetnikët serbë.

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes, Egzon Azemi, i ka krahasuar me çetniket serbë qytetarët e Skenderajt që protestuan kunder vizitës në këtë qytet të kreut të LVV-së, Albin Kurti, i shoqëruar me Njësi Speciale.

Azemi që vjen nga Prishtina dhe është asambelist i Vetëvendosjes në kryeqytet, ka thënë se: “Pas qetnikve në Mitrovicë edhe disa mercenar në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit të ardhshëm”.

“Pas çetnikve në Mitrovicë edhe disa mercenar në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit të ardhshëm. Të gjitha këta bashkë në Kosovë janë fare pak. Në Serbi sigurisht janë më shumë. Bizneset e lidhura me Serbinë po rrezikohen nga ndryshimet politike, prandaj agjenda e Beogradit po përputhet me atë të PDK-së. Por kot e keni, sepse KREJT kanë vendosur DREJT!”, ka shkruar ai në një status në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Demokracia.com/

Të ngjashme