Lajme
Haliti: Nëse Kurti dëshiron të shkojë në zgjedhje, i ka të gjitha mundësit
Demokracia
13:17 | 25 Maj 2024

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se nëse kryeministri, Albin Kurti dëshiron të shkoj në zgjedhje i ka të gjitha mundësit.

Haliti gjithashtu ka thënë se LDK dhe AAK i kanë deklarimet e qarta dhe se nuk janë të obliguara të bëjnë qëndrim të njëjtë me PDK-në.

Të dy partitë, LDK dhe AAK, po mbajnë qëndrime përafërsisht të njëjta. Asnjëra e as tjetra s’janë të obliguara të mbajnë qëndrim të njëjtë me PDK, ato kanë politikat e tyre dhe zbatojnë ato sipas mendimeve dhe interesat e tyre. Deklarimet dhe arsyetimet e tyre janë publike dhe të qarta. Ashtu edhe siç janë të çartë ata që flasin në emër të VV-së. Besoj që nëse Kurti është i gatshëm ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, i ka të gjitha mundësitë.” – ka thënë Haliti për Gazetën Blic.

Ai tutje ka deklaruar se nëse nuk janë dy të tretat e votave në Kuvend, atëherë mundësia tjetër është që dorëheqja e Qeverisë.

Nëse nuk i ka dy të tretat e votave për ta detyruar Kuvendin të vetëshpërndahet, atëherë mundësia tjetër është dorëheqja e Qeverisë, që edhe në këtë rast mund të shkojmë në zgjedhje. Prandaj nëse Kurti është dakord që Kosova të mbaj zgjedhje të reja, i ka mundësitë që pas dorëheqjes të vendosë Presidentja sipas kompetencave kushtetuese.” – ka thënë Haliti.

Ai tha se qëllimi i LDK-së dhe AAK-së është që të konstatohet se qeveria është e dështuar.

Qëllimi është që të konstatohet që Qeveria është e dështuar në rritjen e ekonomisë, në raportet ndërkombëtare, por edhe të kenë kohë për tu përgatitur për fushatë.” – tha ai.

Të ngjashme