Lajme
Rrezikim i sigurisë nacionale- Shpërfillet kërkesa e SHBA’së, Prishtina e Ramës favorizon firmën kineze në tenderin 10 milionësh
Demokracia
13:20 | 25 Maj 2024

Share:

Tenderi 10 milionësh i Komunës së Prishtinës “Programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në ulje të shpenzimeve financiare në Komunën e Prishtinës SIPA UA 06 2021”, rrezikon sigurinë nacionale. Opozita në Prishtinë ka akuzuar Ramën se po favorizon firmën kineze. Këto kritika vin në kohën kur Rama zhvilloi një vizitë “fshetas” me zyrtar kinez. Ndërsa në Gjykatën e Tenderëve tashmë është dorëzuar ankesë për diskriminim në kritere.

Komuna e Prishtinës, tenderin “Programi per ofrimin e sherbimeve te energjise ne ulje te shpenzimeve financiare ne Komunen e Prishtines SIPA UA 06 2021″, e ka hapur me 05.042024.

 

 

Vlera e parashikuar për këtë tender është 10 milionë euro.

Me këtë tender komuna e Prishtinës po favorizon kompani kineze. Kjo po vlerësohet si rrezikim i sigurisë kombëtare të Kosovës.

Firmat kineze të teknologjisë të cilave po i beson Prishtina, nuk konsiderohen të besueshme as nga SHBA-ja. Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar shitjen dhe importin e produkteve të reja të komunikimit nga disa kompani kineze të teknologjisë së informacionit.

Këto kufizime në Shtetet e Bashkuara vijnë për të kufizuar aksesin e firmave kineze të teknologjisë së informacionit në tregun amerikan.

Akuzat ndaj Komunës së Prishtinës, janë pikërisht në kohën kur i pari i kryeqytetit, Përparim Rama takoi zyrtar kinez.

Më 11 prill, në mes të ditës Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishte mbajtur një takim me Cheng Lei, Shef i Zyrës së Republikës Popullore të Kinës në Kosovë.

Vetëm pasi që Gazeta Insajderi kishte dërguar pyetje, Përparim Rama vendosi që ta bënte publik takimin e përfaqësuesin e Republikës së Kinës në Kosovë.

Por, ende nuk ka dhënë përgjigje se pse e mbajti te fshehtë këtë takim. Para se ti takonte krye-kinezin në Kosovë, Rama vizitoi Tajvanin, regjionin që ka tensione serioze politike me Pekinin zyrtar, por ende nuk ka treguar se kush e kërkoi takimin e 11 prillit.

Mysafirve kinez iu dhanë simboli i Prishtinës, “Hyjnesha në Fron” dhe nga një kopje e revistës “Prishtina”.

Gezim Mehmeti, asamblist nga AKR-janë seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të mbajtur dje ka alarmuar se po rrezikohet siguria kombëtare me tenderin 10 milionësh të Komunës.

E ndaluar është që të përmendeni brende. Po favorizohet një vend që nuk është miqësor me Kosovën. Mundet me krijo kaos dhe me rreziku sigurinë“, tha ai.

Ndërsa kryetari, Rama në përgjigje i është falënderuar asamblistit dhe tha se do interesohet për rastin.

Por, Komunës së Prishtinës përveç në Kuvend Komunal, telashe lidhur me kontratën i kanë dal edhe në Gjykatën e Tenderëve.

Pasi një ankesë është dorëzuar ndaj Komunës së Prishtinës, për kritere diskriminuese.

Sipas operatorit ekonomik ” AMBIENTI ” SH.P.K.”, kriterët e vendosura cungojn konkurrencën.

Pas njoftimi per kontrat ne kemi pare se AK ne DT ka vendosur kritere diskriminuese dhe
qe ne mase te madhe ka diskriminuar shum OE perfshir edhe neve kritere si PSH: Operatori ekonomik (Shërbyesit e energjisë) duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar
me sukses se paku dy projekte për ndriçim publik Smart(SCADA) sipas nenit 5 pika 1.4 te
UA(ME) Nr. 06 2021, ne vlerë jo me pak se 2,000,000.00€
“, shkruhet në ankesën në OSHP.

Të ngjashme