Sport
ZYRTARE/ Paul Pogba largohet nga Manchester Unitedi
Demokracia
14:46 | 01 Qershor 2022

Share:

Tashmë është zyrtare, Paul Pogba nuk do të jetë më pjesë e Manchester Unitedin nga sezoni i ardhshëm.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i “Djajve të Kuq” me anë të një komunikate në sajtin e saj ku njofton “divorcin” me yllin francez.

Gjatë këtij sezoni që lamë pas, 29-vjeçari u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 20 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 9 asiste.

Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë dhe bilancin e Paul Pogbas me fanellën e Manchester Unitedi  nga vitet 2016-2022.

Mesfushori francez është aktivizuar gjithsej në të gjitha kompeticionet në 226 ndeshje ku ka shënuar 39 gola dhe duke dhënë 51 asiste. /Demokracia.com

Të ngjashme