Sport
Presidenti i Feronikelit reagon për referim të dobët në Superligë: Nëse nuk di të gjykosh, rri në shtëpi
Demokracia
23:25 | 05 Maj 2024

Share:

Skuadra e Feronikelit 74 pësoi humbje nga Llapi me rezultatin 3:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Presidenti i klubit të “Niklit” Erlind Krasniqi ka bërë një reagim në lidhje me referim të dobët në këtë ndeshje.

Gjyqtarët në këtë takim u përzgjodhën nga FFK-ja në formë të shortit dhe si kryesor ishte Bardh Ajeti me ndihmësitë e tij: Granit Hyseni, Bekim Rama dhe Lirim Jashari.

Reagimi i plotë i Erlind Krasniqit:

“Nëse nuk di të gjykosh ndeshje, rri në shtëpi dhe shiqo filma të animuar. Kjo puna e shortit po tregon që nuk po kemi fat në ndarjen e gjyqësisë. Kur po vjen puna te ndeshjet tona, po drejtohen nga gjyqtar që si kanë as 15 ndeshje bagazh.

O zotrinjë, nuk jemi ne për praktikantë. Mos harroni cili klub jemi. Nuk mund të veshësh stemën e FFK-së e ti drejtohesh stafit të ekipit tim me fjalët “kam para të ju blej të gjithëve”. Po kush je ti o i mjerë? Po çka blen ti o palaqo? Po nuk ke faj ti, po ata që të kan vesh ato emblema.

Plus mundësisht do klima shtini në VAR, se ja ka nis mu nxe koha pak e po më doket që po flejn prej nxetit.”

Gjithashtu edhe trajneri i skuadrës nga Drenasi, Shefki Kuqi nuk ishte i kënaqur me gjykimin në këtë përballje, duke theksuar se frika e vetme e tyre janë gjyqtarët.

“Nuk po luajmë vetëm ndaj ekipit kundërshtar, por edhe ndaj arbitrit. Në 3-4 ndeshjet e fundit lojtarët e mi, lojën dhe luftën që janë duke e bërë, nuk i frikësohem asnjë kundërshtari. E vetmja frikë që e kam janë referat. Për mua sot ka qenë pasqyra më e mira e mundshme për t’u parë dhe një reklamë se si mund të bëhet njeriu kampion me gjitha mënyrat, por jo me futboll.”.

Kujtojmë që skuadra e Feronikelit është duke “luftuar” për t’i ikur barazhit këtë edicion, me 34 pikë ata gjenden në pozitën e 8-të, një më shumë ka Gjilani në pozitën e 7-të (35).

Të ngjashme