Sport
“Këtë fitore ia dedikoj veteranëve të UÇK-së” – Deklarohet Batatina pas ndeshjes me Feronikelin
Demokracia
20:36 | 05 Maj 2024

Share:

Skuadra e Llapit shënoi një fitore të madhe në javën e 32-të në Superligën e Kosovës ndaj Feronikelit 74 duke mbetur në garë për titull kampioni.

Trajneri, Tahir Batatina përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim për këtë takim dhe fitoren ia ka dedikuar veteranëve të UÇK-së.

Sot është dita e dëshmorëve në Podujevë dhe kjo është arsyeja pse Tahir Batatina këto tri pikë ia dedikon atyre.

“Sot është dita e dëshmorëve të Llapit dhe këtë fitore dua t’ua dedikoj atyre dhe familjeve të tyre dhe gjithë invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

“E tash në liri, dua që me ekipin tim dhe tifozët, ta arrijmë ta bëjm krenar qytetin dhe gjithë Llapin me titullin kampion të fituar në fushë”, shkruhet në postimin e Batatinës

Postimi i plotë i kryetrajnerit të Llapit:

Sot është dita e dëshmorëve të Llapit dhe këtë fitore dua t’ua dedikoj atyre dhe familjeve të tyre dhe gjithë invalidëve…

Posted by Tahir Batatina on Sunday, May 5, 2024

Të ngjashme