Sport
Zyrtare: Mërgim Berisha prezantohet te Hoffenheim
Demokracia
21:29 | 30 Gusht 2023

Share:

Mërgim Berisha është prezantuar të mërkurën te skuadra e Hoffenheim në Bundesliga.

Ai me skuadrën gjermane ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.

“Hoffenheimi është klub interesant dhe unë do të doja të luaja rolin tim në zhvillimin e tyre të suksesshëm. Kushtet këtu janë ideale”.

“Është dëshmuar se në këtë klub paraqitja e lojtarëve është rritur shumë. Edhe unë do të punoj intensivisht për t’u ngritur, sepse në fund do të ndihmoj edhe ekipin edhe klubin”, ka thënë Berisha.

Augsburgu do të përfitoj 15 milionë euro nga shitja e sulmuesit kosovar të Gjermanisë. /Demokracia.com

Të ngjashme