Lajme
Kosova jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave, ish-ambasadori Cana: Debakël diplomatik, Kurti të jap përgjigjësi
Demokracia
14:06 | 08 Maj 2024

Share:

“Kosova tani nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave”-Kështu u dha një njoftim dje për Kosovën nga Këshilli i Evropës. Ani pse pritjet nga Qeveria e Kosovës ishin pozitive se çështja e anëtarësimit të Kosovës do ishte pjesë e mbledhjes së Komitetit të Ministrave si duket këtë e vështirësuan kushtëzimet e Francës dhe Gjermanisë se Kosova duhet ta dërgojë njëherë në Kushtetuese Asociacionin.

Krejt këtë ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana e sheh si “debakël diplomatik”.

Cana në një një prononcim për Periskopin duke folur për çështjen e anëtarësismit të Kosovës në KiE e fajësoi Qeverinë pasi Kosova nuk u vendos në agjendën e Komitetit të Ministrave.

“Që nga publikimi i raportit të Dora Bakoyannis ose nga padituria ose qëllimisht për ta gënjyer  popullin ishte e ditur se Asociacioni ose levizja në drejtim të Asociacionit do të jetë si parakusht në vendosje e Kosovës në agjenden e Komitetit të Ministrave sa I përket anëtarësimit të Kosovës në KiE….dhe ky mesazh iu është dërguar qartë javën e kaluar nga vet ambasadori francez. Bazuar në fjalit e tij ai në mënyrë diplomatike tha se nuk do të vendoset në agjendë  çështja  e anëtarësimit të Kosovës në KiE. Kjo do të thotë një debakël diplomatic, një pakujdesi nga njerëz të paditur edhe si rezultat I kësaj paditurie dhe manipuli të qëllimshëm me karakter populist lidhur se si do te veproj bashkësia ndërkommbëtare në lidhje me agjendën e ministrave në raport me adresimin e pikës së anëtarësimit të Kosovës KiE”, tha Cana.

Tutje ish-ambasadori paralajmëroj se kjo do ta dobësojë shtetin e Kosovës dhe për këtë përgjegjësi duhet të jap kryeministri Kurti bashkë me ekipen e tij.

“Kjo do ta dobësoj ndërkombëtarisht shtetin e Kosovës dhe për këtë gjithë ekipi dhe vetë kryeministri që janë marrur me këtë çështje duhet të japin përgjegjësi duke e dobësuar pozitën e Kosovës dhe duke ia pamundësuar Kosovës që të aplikoj për një të ardhme të afërt sepse momentumi do të humbet sikurse ishte humbur për liberalizimin e vizave. Thënë shkurt e shqip ky është një debakël diplomatik drejt dobësimit të shtetit të Kosovës”, tha Cana.

Kurti mesazh Francës e Gjermanisë: Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion

Kryeminsitri i vendit Albin Kurti sot ka mbajtur një mbledhje pasi çështja e Kosovës për anëtarësim në KiE nuk hyri në agjendën e Komitetit të Ministrave.

Kurti u shpreh i habitur nga Gjermani dhe Franca të cilat ia vendosen Kosovës edhe një kusht për anëtarësim në KiE.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhieve me Serbinë bisedojmë ne Bruksel jo në Strasburg. Neni 7 i marrëveshjes bazike edhe në ndërlidhje me nenin 10 nuk mund të nxjerret jashtë marrëveshjes, nuk mund të vendoset në qendër të saj as sipër saj si një çështje urgjente”, u shpreh Kurti

Kujtojmë se Kosova aplikoi për t’u anëtarësuar në këtë organizatë gati dy vjet më parë – më 12 maj, 2022.

Më 27 mars të këtij viti, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Bakoyyanis, e cila tha se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i organizatës, ndërsa Asociacionin e konsideroi si çështje të brendshme të Kosovës.

Më pas, më 16 prill, raporti i Bakoyyanisit kaloi edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë Komiteti i Ministrave, saktësisht një muaj më vonë.

I përbërë prej 46 shtetesh anëtare, 27 prej të cilave anëtare të Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës është organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut.

Serbia njoftoi së voni se ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kjo, përkundër marrëveshjes që ajo ka me Kosovën, për të mos e kundërshtuar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Të ngjashme