Sport
ZYRTARE: Leart Paqarada arrin marrëveshje me Kolnin
Demokracia
11:34 | 23 Janar 2023

Share:

Leart Paqarada ka arritur marrëveshje zyrtare me klubin e Bundesligës gjermane, FC Koln, raporton Demokracia.com.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Koln.

“Mirësevini në qytetin më të bukur të Gjermanisë, Leart Paqarada. Ne kemi siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë të FC St.Pauli në një transfertë të lirë. Ai ka nënshkruar në kontratë trevjeçare me klubin” – thuhet në njoftimin e Koln.

Paqarada do t’i bashkohet skuadrës gjermane nga vera e këtij viti.

Lojtari kosovar shkëlqeu me St.Paulin në Bundesliga 2 duke u paraqitur në 77 ndeshje dhe shënuar katër gola si dhe duke kontribuuar me disa asistime si mbrojtës i krahut.

Paqarada më parë karrierë ka bërë edhe te Sandhausen dhe grupmoshat e reja të Bayer Leverkusen./Demokracia.com/

Të ngjashme