Lajme
Krasniqi: Për me ua fal borxhet kompanive të ujit shteti ka pare, a për me mbrojt UÇK-në s`ka
Demokracia
13:22 | 26 Prill 2024

Share:

Aktivisti i PSD-së Frashër Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për standarde të dyfishta.

Në një vide të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se zyrtarët shtetëror thoshin se shteti nuk ka para për të pagua më shumë për avokatët e ish-krerëve të UÇK-së.

“Kur ish puna me pagu avokatët për me e mbrojt UÇK-në, po e dini se Hashim Thaçi e ka humbur njërin prej avokatëve në mungesë të fondeve, shteti i Kosovës dhe këta militantat e VV-së thanë se s`ka buxhet shteti. Jemi duke folur disa miliona që janë të nevojshme për me e mbrojt UÇK-në”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thëë se shteti i Kosovës tani po ka para për të ia falur borxhet kompanieve të ujit.

“E këqyren tash çka kanë ba, me këto kompanitë milionëshe të ujit. Dhjetëra miliona ua falen, tash paska pare shteti me ua fal, a për me mbrojt UÇK-në nuk po ka pare shteti”, ka thënë ai.

Të ngjashme