Lajme
11 vdekje dhe 330 aksidente në vendet e punës gjatë vitit 2023
Demokracia
14:10 | 26 Prill 2024

Share:

Vetëm gjatë vitit 2023 kanë ndodhur 11 vdekje dhe 330 aksidente në vendin e punës, derisa janë bërë 8114 inspektime dhe janë trajtuar 53 mijë e 330 punëtorë në Republikën e Kosovës. Kështu u tha me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ku është mbajtur një konferencë e organizuar nga Organizata Botërore e Punës, Inspektorati i Qendror i Punës, me ndihmën e ambasadës Suedeze dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Aty u tha se aktualisht janë  mbi 60 inspektorë të punës në inspektoratin e punës.

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kanë synuar fuqizimin e inspektoratit të punës, ashtu që ky i fundit të jetë dera e parë, ku punëmarrësit dhe punëdhënësit trokasin për të marrë përgjigje të nevojshme, ku adresohen ankesat e tyre për çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Ndërsa, Ambasadori Suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, është shprehur se kjo është një temë e rëndësishme për mirëqenien e popullatës në Kosovë.

Po ashtu, Johannes Madsen, shef i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë ka theksuar se mbështesin Qeverinë për hartimin e legjislacionit të punës dhe pasi që të përgatiten draftet shpresojnë që të miratohen së shpejti nga Qeveria dhe Kuvendi.

Ndërkaq, kryeinspektori  i Inspektoratit Qendror të Punës,  Hekuran Nikçi, ka vijuar se janë përmirësuar kushtet e punës duke avancuar në blerjen e veglave të punës, dhe duke përmirësuar ambientin e punës ku ata punojnë.

E në këtë konferencë  u prezantuan edhe dy panele për  ndikimet e ndryshimeve klimatike në sigurinë dhe  shëndetin e punës.

Të ngjashme