Sport
Zyrtare: Laurit Behluli prezantohet te Drita
Demokracia
21:07 | 17 Qershor 2023

Share:

Drita ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri, teksa ka prezantuar Laurit Behlulin.

Gjilanasit kanë përforcuar portën, ku pas lëndimit të Fato Malokut, vetëm Florjan Smakiqi kishte mbetur.

Kësisoj transferimi i ri te Drita është Laurit Behluli i cili së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Laurit Behluli është gardiani ynë

Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë portierin tonë të ri Laurit Behluli.

Lauriti do të zëvendësojë portierin tonë të lënduar Faton Malokun dhe do të jetë një siguri shtesë e portës tonë së bashku me Smakiqin.

Marrëveshja është nënshkruar në prezencë të drejtorit sportiv z. Valon Zymberi dhe lojtarit në kohëzgjatje prej dy viteve.

Lauriti është njëri prej portierëve me cilësi të jashtëzakonshme dhe me përvojë të mjaftueshme në disa prej klubeve kosovare, dhe koha është që të dëshmojë veten edhe te ekipi ynë!

MIRË SE VJEN LAURIT!

Të ngjashme