Sport
Zyrtare: “Dridhet” Drenica, kryetari i klubit jep dorëheqje
Demokracia
14:46 | 01 Korrik 2021

Share:

Ilir Veliqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit të Drenicës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit “kuqezi” përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, raporton Demokracia.com.

Veliqi është larguar nga posti i të parit të klubit për arsye personale, siç thuhet në komunikatë.

Ai ka falënderuar kryetarin e Komunës, Bekim Jasharin, nënkryetarin Nuredin Lushtakun dhe gjithë atë që i ndihmuan në këtë rrugëtim.

Komunikata e plotë e Drenicës:

Komunikatë për Media !

Të nderuar miq, kolegë,  bashkëpunëtorë dhe media.

Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Kryetar i klubit te futbollit “Drenica”, për arsye personale.

Falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim e sinqertë dhe korrekt te kryetarit te Komunës z. Bekim Jashari, nënkryetarin, z.Nuredin Lushtaku, DKRS- në, të cilëve ju jam mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e dhëne, në mbështetjen dhe përmbushjen e obligimeve dhe detyrave për një menaxhim te suksesshëm.

Falënderoj të gjithë ata që gjatë kësaj kohe punuan bashkërisht me mua dhe ishin  korrekt në punën tonë të përbashkët në menaxhimin e klubit: kryesinë e klubit, shtabin teknik, lojtaret, punëtoret teknik, donatorët, tifozerinë “Shqiponjat e Zeza” dhe gjithë qytetarët e komunës tonë, të cilët ishin përkrahësit me të mëdhenj  edhe në kohen më të vështirë kur gjendej klubi.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahje të përbashkët, arritëm t’i tejkalojmë të gjitha sfidat.

Udhëheqjes së re dhe K.F ” Drenica”, i dëshirojmë shumë suksese në kampionatin në vazhdim.

Me respekt!

Ilir Veliqi. /Demokracia.com

Të ngjashme