Lajme
Zyra e Osmanit lidhet me IPKO-n, i ofron stafit programe serbe e turke
Demokracia
16:46 | 05 Korrik 2022

Share:

Zyra e Presidentes së Kosovës ka vendosur që t’ia besojë kompanisë sllovene “IPKO” shërbimet e kabllovikut. Në institucionin më të lartë të shtetit janë vendosur 6 resiverë me abonim njëvjeçar si pako familjare. Për këtë shërbim janë paguar afro 1 mijë euro.

Në zyrën e presidentes Vjosa Osmani tashmë janë vendosur resiverët. Është bërë edhe abonimi për një vit.

Në këtë institucion tash nuk do të ketë mungesë të programeve televizive e as internetit, shkruan Demokracia.com.

Mirëpo, nuk do të kenë edhe shumë zgjedhje, pasi që platforma televizive IPKO më nuk është e njëjta.

Nga një 1 maji aty gjithçka ka ndryshuar. Kjo kompani është “pushtuar” nga dhjetëra kanale serbe të sportit e dhjetëra kanale të tjera turke, shkruan Demokracia.com.

Zyra e Osmanit ka vendosur që “shërbimet e kabllovikut” t’ia besojë edhe tani kompanisë sllovene “IPKO”, përkundër që në Kosovë shërbime të tilla ofrojnë edhe disa kompani vendore.

Përzgjedhja e kompanisë “IPKO” është bërë pa pasur fare konkurrencë, por vetëm përmes kuotimit të çmimeve.

“Kontrata No.: 102-22-6428-2-4-7/C79. Grupi No.: 1 Grupi: Shërbime të kabllovikut. Kontrata e nënshkrimit të kontratës: 04.07.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 1 Numri i tenderëve të përgjegjshëm: 1. Vlera e përgjithshme e kontratës 936,00”.

Muaj më parë, kompania “IPKO” pa asnjë paralajmërim ndryshoi rrjedhën e programeve televizive. Në fakt, IPKO e ka larguar komplet pakon e DIGITALB, pa asnjë shpjegim. Në vend të programeve që kanë tërhequr konsumatorët, ka futur disa të tjera turke e serbe. Pas këtij veprimi, qytetarët kanë dorëzuar qindra ankesa në MTI dhe ndaj saj kanë nisur edhe disa hetime. /Demokracia.com/.

Mashtroi klientët me kanale, qindra ankesa e hetime ndaj IPKO-s   – Demokracia

Të ngjashme