Lajme
Zgjedhjet e reja? | Pas dy vitesh me shpërndarje të frikës për “luftë”, Albin Kurti gjen strehën tjetër për t’u fshehur nga keqqeverisja dhe dështimet në dialog me Serbinë
Demokracia
11:23 | 26 Mars 2024

Share:

“Kosova rrezikohet nga një luftë me Serbinë”.

Kjo ka qenë kryefjala e shumë deklaratave të kryeministrit Albin Kurti gjatë vitit 2022 dhe 2023.

Në këtë mënyrë, Kurti ka arritur të mbizotërojë debatin politik në Kosovë me temën që ai e ka “shërbyer” shpeshherë përmes deklarimeve të tij në media vendore, por edhe ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.

Kjo strategji e Kurtit, që është ndjekur edhe nga vartësit e tij, por në shumë raste edhe nga presidentja Vjosa Osmani, ka mbajtur qytetarët e Kosovës nën ankthin e tensioneve të vazhdueshme dhe rrezikut se në të ardhmen e afërt mund të përballen me një luftë tjetër me Serbinë.

https://demokracia.com/kercenimet-nga-lufta-si-strehe-e-fshehjes-se-deshtimeve-dhe-keqqeverisjes-osmani-kurti/

Mbajtja nën tension të vazhdueshëm të qytetarëve dhe “ushqimi” i një debati të tillë, ka lënë në plan të dytë funksionimin normal të Qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve kryesore shtetërore, të cilat drejtohen nga pushteti i dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa raste janë detyruar që t’i përgjigjen fushatës së Kurtit, duke siguruar qytetarët e Kosovës që “të mos e prishin gjumin”.

https://demokracia.com/kercenimi-i-vuciq-hovenier-porositi-kosovaret-te-mos-e-prishin-gjumin-kurti-alarmon-me-nje-video-te-forcave-serbe/

Pavarësisht rrethanave të tilla, pra kur Kosova rrezikohet nga Serbia, Kurti ka vendosur të braktisë propagandën e tij gati të përditshme dhe të flasë për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë.

Kryeministri Kurti ka gjetur strehën tjetër për t’u fshehur nga keqqeverisja dhe dështimi në dialogun me Serbinë.

ZGJEDHJET E REJA SI STREHË PËR T’U FSHEHUR NGA KEQQEVERISJA DHE DËSHTIMI NË DIALOGUN ME SERBINË

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rrethana kur Kosova rrezikohet nga Serbia, paraqet edhe absurditetin e radhës së sjelljes politike të kryeministrit Kurti.

Pikërisht në trevjetorin e Qeverisë Kurti 2, kryeministri Kurti ka folur për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke u shprehur i gatshëm për të mbështetur kërkesën e partive opozitare, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Nëse opozita është e interesuar që të mos i kemi 12 muaj në vitin e fundit, por t’i kemi më pak muaj, atëherë jemi të gatshëm të ulemi dhe ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit, por jo ta rrëzojmë Qeverinë. Të shkojmë në zgjedhje të reja me shpërndarje të Kuvendit. Qeveria s’ka pse të rrëzohet kur është e mbarë dhe e mirë”, ka deklaruar Kurti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin një mundësi tjetër për kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, që të ikin për pak muaj nga zbatimi i Marrëveshjes Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksit të zbatimit [Ohër, 18 mars 2023], me të cilat komunitetit serb në Kosovë i sigurohet autonomi politike dhe territoriale, ndërkaq Kishës Ortodokse Serbe një status special i funksionimit në Kosovë.

https://demokracia.com/27-shkurt-2023-njevjetori-i-marreveshjes-se-brukselit-si-ia-dha-kurti-serbeve-zajednicen-me-vetemenaxhim-e-autonomi/

https://demokracia.com/18-mars-2023-nje-vit-nga-marreveshja-e-kurtit-qe-e-kurthoi-integrimin-evropian-te-kosoves-me-themelim-te-zajednices-vetemenaxhim-e-autonomi-per-serbet/

Zgjedhjet e reja dhe të jashtëzakonshme do të ishin një mundësi tjetër që Kurti t’i ikë fushatës së gjatë zgjedhore, nëse ato do të mbaheshin sipas planifikimeve ligjore.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sipas kohës së rregullt, fushata zgjedhore do të ishte më e gjatë dhe mundësitë do të ishin më të mëdha që vëmendja të përqëndrohej në ekspozimin e dështimeve dhe keqqeverisjes së Kurtit dhe jo në temat të cilat i përdori për mbulimin e dështimeve.

Gjatë viteve, Kurti kishte premtuar që “Shporta e konsumatorit kosovar do të jetë më e rëndë për nga pesha dhe më e lirë për nga çmimi”, apo që “Buka, mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe arsimi në përgjithësi, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mua në Qeveri, këto do të përjashtohen nga TVSH-ja”.

Por, jo vetëm kaq, pasi ai kishte premtuar edhe çmime tjera për bukën, sheqerin, qumështin e të tjera. “Edhe buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, nga 36 cent që është mesatarja e çmimeve për muajin shkurt të vitit 2014 bëhet 31 cent, sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet 78 cent”.

Kur Kurti erdhi në pushtet dhe u bë kryeministër, ai nuk ndoqi politikën e çmimeve më të lira, por ai duke ikur nga përgjegjësitë qeverisëse, nuk bëri asgjë për të parandaluar sadopak çmimet e larta që aktualisht paguajnë qytetarët e Kosovës.

Madje, Kurti kishte premtuar edhe uljen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Demokracia.com.

“Ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike, sepse është tepër shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi. Shumë kemi kapacitet”, kishte deklaruar opozitari Kurti më 26 shtator të vitit 2019.

Këtë premtim të madh, ai e braktisi kur erdhi në pushtet dhe kur qytetarët i kërkonin atij që të ndërhynte dhe të mos lejonte rritjen e energjisë elektrike mbi 100%, Kurti nuk u shfaq për ta mbajtur premtimin, por shtrenjtimin e çmimit e arsyetoi si domosdoshmëri e tregut.

Pikërisht, në vitin e fundit të qeverisjes së tij, një shtrenjtim tjetër i energjisë elektrike po troket në dyert e qyteatrëve të Republikës së Kosovës. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/rendohet-edhe-me-shume-jeta-e-qytetareve-ne-prill-mund-te-shtrenjtohet-perseri-rryma/

Të ngjashme