Sport
Ylli i Manchester United shënon një supërgol, ngjason me atë të Ronaldos
Demokracia
20:16 | 26 Nëntor 2023

Share:

Sulmuesi i krahut i Manchester United, Alejandro Garnacho, ka shënuar një gol të hatashëm në ballafaqimin me Everton në kuadër të Premier Ligës. 

Garnacho ka shënuar një roveshatë, të ngjashme me atë të idolit të tij, Cristiano Ronaldo në ballafaqimin me Juventusin në finalen e Champions League.

Goli i tij ia ka dhënë epërsinë në minutën e tretë Manchester United, teksa po vazhdon të luhet pjesa e parë.

Ky është goli i parë i tij në këtë sezon, në paraqitjen e tij të 11-të.

Të ngjashme