Lajme
Vjosa Osmani në kërkim të identitetit | E nisi si “Sherife e re në qytet” përfundoi në “Barbie”
Demokracia
11:47 | 28 Dhjetor 2023

Share:

Në organizimin për fundvit me gazetarët, presidentja Vjosa Osmani me paraqitjen e saj edhe si imazh, e ka vendosur pikën mbi “i” në temën për ‘identitetin’ e saj politik.

Presidentja e Kosovës për një moment harroi të gjitha paralajmërimet dhe deklaratat e saj se Republika e Kosovës mund të përballet me sulme të reja që po përgatiten në Serbi dhe u shfaq jo më si një komandante supreme, por si një hajgaregjike. U shfaq si një kopje e keqe e presidentëve amerikanë, të cilët në konferencat e fundvitit zakonisht tallen në llogari të tyre për t’i neutralizuar efektet politike dhe relaksuar raportet reciproke me të ftuarit, shkruan Demokracia.com.

Nga kopjimi i veshjes gjysmëushtarake të presidentit ukrainas, Zelenski, në kërkim të një figure përfaqësuese, presidentja Osmani u shfaq mbrëmjen e së mërkurës si një Barbie.

Ky ndryshim i madh në paraqitjen e Osmanit, vetëm pak ditë pasi njoftoi popullin se Republika e Kosovës mund të përballet me një sulm të ri nga Serbia dhe pas shëtitjeve të shpeshta me veshje gjysmëushtarake e jozyrtare, në një presidente të veshur si Barbie, rikthen në vëmendje joseriozitetin e të parës së shtetit dhe pikërisht mungesën e identitetit të saj politik.

Presidentja Osmani as pas afër 4 vitesh që nga zgjedhja e saj në këtë detyrë, nuk ka arritur të tregojë se nuk është një notere që i shërben kryeminstrit Albin Kurti. As pas afër 4 vitesh në krye të shtetit, presidentja Osmani nuk ka arritur ta lë qoftë edhe një punë të mirë, një iniciativë të mirë, si trashëgimi politike. Madje, edhe ato që i kishte nisur, ka dështuar që t’i riorganizojë në këtë vit.

Vetëm gjatë vitit 2023, Osmani nuk ka luajtur rolin e saj të përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por me vendimet, deklarimet dhe heshtjen e saj, është vënë në shërbim të Kurtit.

Për këtë, shembujt janë të shumtë dhe njëri prej tyre është edhe refuzimi i Osmanit për të dekretuar Kryeprokuroin e Shtetit, Blerim Isufaj, sipas rekomandimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Përmes mosdekretimit të paargumentuar, Osmani po mbante qëndrimin e njëjtë me atë të Kurtit, i cili në një rast nga foltorja e Kuvedit të Kosovës kishte sulmuar rëndë kandidatin për kryeprokuror.

“Isufaj nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror” | Presidentja Osmani i nënshtrohet kryeministrit, e bën vendim deklaratën e Kurtit, nuk e emëron Kryeprokurorin

 

“Kryeprokurori” | Si ia “shkruajti” Kurti vendimin presidentes Osmani gjashtë muaj më herët?

 

Pikërisht në konferencën e mbajtur për mosdekretimin e Kryeprokurorit, Osmani kishte kërcënuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që paralajmëronin se vendimin e Osmanit mund ta dërgonin në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë [dërgimi në Gjykatë Kushtetuese], atëherë kjo për mua është vetëm betejë politike e jo ligjore dhe kushdo që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”, kërcënonte Osmani më 17 tetor 2023.

Me anë të kësaj deklarate, Osmani po i jepte fund përfaqësimit të unitetit të popullit, pasi ajo ishte në kundërshtim të plotë minimalisht me dy nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës [Neni 70 – Mandati i Deputetëve dhe Neni 83 – Statusi i Presidentit]. /Demokracia.com/

“Kush do betejë politike me mua, betejë do të ketë” | Presidentja Osmani i kërcënon deputetët, i jep fund përfaqësimit të unitetit të popullit

 

 

 

Të ngjashme