Lajme
VIDEO| Momenti kur arrestohet në shtëpi ish kryeministri bullgar
Demokracia
16:32 | 18 Mars 2022

Share:

Ish kryeministri bullgar, Bojko Borisov është arrestuar mbrëmë. Ai u nxor nga shtëpia e tij në Bankya dhe largua me një veturë të zezë të policisë.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, dhjetë policë civilë hynë në shtëpinë e liderit të GERB Bojko Borisov në Bankya.

Fillimisht Ministria e Brendshme njoftoi se bashkë me Borisov janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve Vladislav Goranov, Menda Stojanova dhe Sevdelina Arnaudova. Por pak pas orës 21:00, ky lajm është fshirë nga faqja e MPB-së.

Më pas Ministria e Brendshme ka dalë me një deklaratë për mediat.

“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 çështje të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Në shumë adresa kryhen kontrolle dhe sekuestrime. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar. Aksioni vazhdon”, thuhet në deklaratë.

“Dorëheqje” thërrisnin anëtarët e GERB-it, të cilët ndodheshin para shtëpisë së Bojko Borisovit në Bankya, ku po zhvilloheshin veprimet hetimore.

Nënkryetari i GERB-it Daniel Mitov e përshkroi atë që po ndodhte si një veprim Gestapo.

Avokati Menko Menkov tha se nuk lejohej të vizitonte shtëpinë e Borisov.

“Nuk e kam idenë se çfarë po bëjnë. Ata presin një urdhër nga një shef. Unë pres të arrestohem gjithashtu,” tha Menkov në shtëpinë e Borisovit. /Demokracia.com/

Të ngjashme