Lajme
Vdiq një 20-vjeçar në Tiranë, u godit me thikë nga dy persona
Demokracia
09:45 | 18 Prill 2023

Share:

Dy 18-vjeçarë dyshohet se e kanë vrarë me thikë një 20-vjeçar mëngjesin e së martës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, rreth orës 00:35 kur shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç kanë plagosur me thikë shtetasin A. T., 20 vjeç pas një konflikti për motive banale, shkruan Euronews.al.

Viktima ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme