Auto&Tech
Vdes në moshën 94-vjeçare Gordon Moore, bashkëthemeluesi i Intel
Demokracia
23:14 | 25 Mars 2023

Share:

Pionieri i Silicon Valley dhe filantropi, Gordon Moore, ka vdekur në moshën 94-vjeçare në Hawaii. Moore filloi të punojë në gjysmëpërçuesit në vitet 1950 dhe bashkëthemeloi Korporatën Intel.

Ai parashikoi në mënyrë të famshme se fuqitë e përpunimit të kompjuterit do të dyfishoheshin çdo vit – më vonë rishikuar në çdo dy – një pasqyrë e njohur si Ligji i Moore. Ai “ligj” u bë themeli për industrinë e procesorëve kompjuterikë dhe ndikoi në revolucionin e PC-ve.

Dy dekada përpara se të fillonte revolucioni kompjuterik, Moore shkroi në një letër se qarqet e integruara do të çonin “në mrekulli të tilla si kompjuterët e shtëpisë – ose të paktën terminalet e lidhur me një kompjuter qendror – kontrollet automatike për automobilat dhe pajisjet e komunikimit portativ personal”, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Në artikullin e vitit 1965, ai vuri re se falë përmirësimeve teknologjike numri i transistorëve në mikroçipe ishte dyfishuar afërsisht çdo vit që kur qarqet e integruara u shpikën disa vjet më parë.

Parashikimi i tij se kjo do të vazhdonte u bë i njohur si Ligji i Moore dhe ndihmoi që prodhuesit e çipave të synonin kërkimet e tyre për ta bërë këtë realitet. Pas publikimit të artikullit të Moore, çipat e memories u bënë më efikase dhe më pak të kushtueshme me një ritëm eksponencial.

Në vitin 2002, Moore mori Medaljen e Lirisë – nderimi më i lartë civil në SHBA – nga Presidenti George W Bush.

Të ngjashme
Auto&Tech • 20 Prill 2024