Auto&Tech
Ndryshimet e fundit të WhatsApp zemërojnë përdoruesit
Demokracia
14:16 | 25 Prill 2024

Share:

WhatsApp krijoi pakënaqësi te përdoruesit së fundmi, pas disa ndryshimeve të bëra në aplikacion. Gjiganti i teknologjisë i bëri shkronjat e mëdha në etiketat e saj “Online” dhe “Typing”.

Por më pas i tërhoqi me shpejtësi modifikimin pasi u përball me kritika të forta në mediat sociale.

Veçoritë e reja përfshinin edhe ikona jeshile brenda funksionit të kërkimit, një kursor jeshil, njoftime jeshile dhe korrektim jeshil.

Një përdorues shprehu zemërimin duke shkruar: “WhatsApp. Po lutem në gjunjë – ktheji detajet në blu. Është shumë ngjyrë e gjelbër për mua.”

Duke reaguar ndaj komenteve të përdoruesve, një zëdhënës nga WhatsApp tha: “Ky ishte vetëm një test i vogël, por tani po kthehet në normalitet”.

Të ngjashme