Sport
Vazhdon ankandi për blerjen e Manchester United, sheiku i Katarit dhe Jim Ratcliffe dorëzojnë ofertat e dyta
Demokracia
12:46 | 25 Mars 2023

Share:

Sheiku Jassim ka paraqitur ofertën e dytë për të blerë Manchester Undited në orët e vona të natës, ashtu siç pritej.

Siç raportohet nga gazetari italian Fabrizio Romano, sheiku i Katarit mbetet konfident dhe beson se oferta është më e mira për klubin anglez, tifozët dhe komunitetin lokal me shumë investime në plan.

Sir Jim Ratcliffe i grupit INEOS gjithashtu ka paraqitur ofertën e tij të përmirësuar dje.

Topi tashmë ka kaluar në fushën e familjes Glazzers, të cilët priten të vendosin së shpejti se kjt do t’i dorëzojnë çelsat e klubit.

Të ngjashme