Sport
Vazhdojnë largimet nga Prishtina, “eksodit” i bashkohet edhe Ahmet Haliti
Demokracia
19:53 | 29 Qershor 2022

Share:

Futbollisti i radhës që largohet nga FC Prishtina është mbrojtësi Ahmet Haliti.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, shkruan Demokracia.com.

Haliti iu bashkua “bardhekaltërve” në pjesën e dytë të edicionit të kaluar derisa është përballur edhe me një lëndim duke mos arritur që ta shfaq më të mirën e tij.

Haliti është paraqitur vetëm në një ndeshje me Prishtinën, skuadër me të cilën ka luajtur edhe vite më parë.

Raportohet se Prishtina që tanimë do të drejtohet nga trajneri i mirënjohur Ismet Munishi ka arritur marrëveshje me disa lojtarë./Demokracia.com/

Të ngjashme