Lajme
Komuna e Prishtinës del me sqarim për qytetarët lidhur me orarin e punës së barnatoreve
Demokracia
10:42 | 26 Prill 2024

Share:

Komuna e Prishtinës ka sqaruar se orari i punës për barnatoret në kryeqytet, mbështetur në rregulloren bazike e cila është në fuqi, fillon në orën 07:00 dhe mbaron në orën 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare).

Sipas sqarimit të komunës, kujdestaria e barnatoreve fillon në orën 22:00 deri në orën 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga drejtoria e Shëndetësisë.

“Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim të aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse”, thuhet në sqarim.

Më tej theksohet se drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar të kontribuojë që shëndeti i qytetarëve të jetë parësor në çdo rast.

Të ngjashme