Sport
UEFA reagon për dhunën në Athinë mes tifozëve si dhe tregon arsyen pse shtyu ndeshjen
Demokracia
15:39 | 08 Gusht 2023

Share:

Trazirat e mbrëmshme në Athinë, kanë bërë që një tifoz të humbë jetën dhe shumë të tjerë të mbeten të plagosur.

Për këtë, ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit është anuluar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

UEFA ka dalë me një komunikatë zyrtar dhe ka sqaruar vendimin e marrë për të anuluar ndeshjen e paraparë të zhvillohet sot në mbrëmje në kryeqytetin grek.

Takimi i rrethit të tretë të Ligës së Kampioneve, do të zhvendoset me dy javë dhe do të luhet pas ndeshjes së kthimit.

Të martën e ardhshme, do të luhet ndeshja e parë në Zagreb dhe pak ditë më vonë do të luhet ndeshja e dytë.

“UEFA shpreh keqardhjen në termat më të fortë të mundshëm për incidentet e tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Athinë dhe rezultuan me humbjen e një jete. Duke shprehur ngushëllimet tona më të thella për familjen e viktimës, për AEK dhe tifozët e saj, duam të ritheksojmë se dhuna nuk ka vend në sportin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm të arrestohen dhe të dërgohen para drejtësisë në vonesa më e shkurtër”.

“Pas dhunës së djeshme dhe në konsultim me autoritetet vendase, UEFA ka vendosur që të mos plotësohen kushtet që ndeshja mes AEK Athens FC dhe GNK Dinamo të zhvillohet mbrëmjen e sotme. Në përputhje me nenin 26.01 të Rregullores së Ligës së Kampionëve 2023/24, ndeshja e planifikuar të luhet sonte në stadiumin “Agia Sofia” në Athinë shtyhet”.

“Ndeshja Dinamo Zagreb-AEK në Zagreb do të luhet të martën më 15 gusht 2023 siç ishte planifikuar. UEFA është në kontakt me të dy klubet për të konfirmuar datën e ndeshjes së riplanifikuar midis AEK Athens FC dhe GNK Dinamo ose të premten më 18 gusht 2023 ose të shtunën më 19 gusht 2023”.

“Vendimi i komunikuar më parë në lidhje me mungesën e tifozëve si mysafirë për të dyja ndeshjet ruhet dhe do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme”, shkruan UEFA në vendimin e saj.

Të ngjashme