Sport
Ish-legjenda egjiptiane kritikon ashpër Salahun: Kërko falje, mos u bë arrogant
Demokracia
15:52 | 28 Prill 2024

Share:

Legjenda e Liverpoolit dhe trajneri Jurgen Klopp u përfshin në një përplasje të shëmtuar të shtunën, teksa ‘Të Kuqtë’ morën një goditje të rëndë në shpresat e tyre për tu shpallur kampion i Anglisë.

Në minutat e fundit të ndeshjes me West Hamin, egjiptiani shkëmbeu disa fjalë me Kloppin para se të futej në lojë nga banka rezervë.

Mohamed Aboutrika, legjenda e futbollit egjiptian, analizoi atë se çfarë kishte ndodhur mes dy palëve, duke thënë se bashkëkombasi i tij pati faj në këtë përplasje dhe i bëri thirrje që të kërkoj falje.

“Ndonjëherë kur lojtarët e mëdhenj bëjnë një gabim, ju duhet të kërkoni falje dhe të mos bëheni arrogant”, ka thënë Aboutrika fillimisht.

“Ju jeni rritur së bashku, kështu që mos lejoni që momentet e fundit me Kloppin të jenë duke luftuar me të”.

“Gjithmonë qëndroni të qetë, dhe nëse bëni një gabim thoni: ‘Më fal’, dhe mos u bëni arrogant. Gjithashtu mos i dëgjoni mediat në Angli që gjithmonë kërkojnë dramë”.

“Lojtarët e mëdhenj pranojnë gabimet dhe i përmirësojnë ato. Shkoni tek trajneri juaj dhe kërkoni falje atij”, përfundoi ai, transmeton telegrafi

Aboutrika luajti përkrah Salahut për Egjiptin në Lojërat Olimpike të vitit 2012 dhe së bashku me sulmuesin e Liverpoolit llogariten si lojtarët më të mirë në histori të Egjiptit.

Të ngjashme