Sport
VIDEO/ Rrugët “pushtohen” nga tifozët zikaltër, Inter feston yllin e dytë mes turmës fantastike
Demokracia
19:14 | 28 Prill 2024

Share:

Inter arriti të fitonte trofeun e tyre të 20-të të Serie A në derbin ndaj Milanit, duke qendisur kështu yllin e dytë në fanellë, por festa e madhe u shty për ditën e sotme, e diel, pas ndeshjes me Torinon.

Zikaltërit arritën të triumfonin në mesditë ndaj Torinos me shifrat 2-0, duke e bërë festën akoma edhe më të bukur.

Në të mbaruar sfida, skuadra e Inzaghit festoi fillimisht brenda fushës me tifozët e tyre të pranishëm, dhe më pas u nisën me dy autobusë të hapur drejt rrugëve të Milanos.

Rrugët, siç shihen edhe nga pamjet, janë të mbushura plotë me tifozët zikaltër të cilët këndojnë dhe festojnë së bashku me lojtarët e tyre.

Pamje mahnitëse kanë pushtuar rrjetet sociale, ku duket qartë një tifozeri absolute dhe madhështore zikaltër, të cilët së bashku me skuadrën e Interit, festojnë Scudetton e 20-të.

Të ngjashme