Lajme
Forcat izraelite arrestuan 15 palestinezë në Bregun Perëndimor
Demokracia
22:29 | 28 Prill 2024

Share:

Komisioni për Çështjet e të Burgosurve dhe Shoqatës së të Burgosurve palestinez ka bërë të ditur se forcat izraelite kanë arrestuar 15 palestinezë në Bregun Perëndimor.

Ky komision ka njoftuar se të arrestuarit përfshijnë një vajzë, dy fëmijë dhe disa ish të burgosur.

Sipas tyre, arrestimet janë kryer në Tulkarem, Qalqiliya, Jenin, Tubas, Salfit, Jericho dhe Jerusalemin Lindor.

“Kjo e çon numrin e palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite që nga 7 tetori në 8 mijë 495”, ka thënë ky komision.

Të ngjashme