Lajme
U dorëzua pa zhdukjen e bandave kriminale, Kurti mundohet ta arsyetojë gjunjëzimin në veri
Demokracia
11:09 | 12 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas dorëzimit për veriun e vendit, ka folur për dakordimin në Bratisllavë të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti ka treguar edhe një herë pikat për të cilat është dakorduar Qeveria e Kosovës, duke thënë se synimi i takimit ishte që të krijohen parakushte për fokus në zbatimin e plotë dhe të pakushte të marrëveshjes bazike.

Kurti ka thënë se dakordimi i Bratisllavës “do të ndikojë shumë në përforcimin e fokusit dhe të vendosjes së barazisë midis palëve që ndihmon në zbatimin e marrëveshjes”.

“Synimi i takimit ishte që të krijohen parakushte për fokus në zbatimin e plotë dhe të pakushte të marrëveshjes bazike. Është fjala për marrëveshjen bazike të arritur në Bruksel më 27 shkurt dhe aneksin e saj të dakorduar në Ohër më 18 mars të këtij viti e që përbën pjesë integrale të marrëveshjes. Në këtë kontekst zëvendëskryeministri Bislimi ka arritur një dakordim me emisarin e BE-së, Lajçak për këto pika.

“Unë kam nënvizuar në vazhdimësi se për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazike, së pari të dy palët duhet ta pranojnë publikisht se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, gjë që nuk ka ndodhur ende nga pala serbe. Së dyti që marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, gjë që me gjasë ende nuk është e qartë për njërën nga palët, së treti që zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet dhe së katërti që të dyja palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të BE-së”, tha Kurti.

Ai tutje renditi edhe pikat e dakorduara:

Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Kjo ishte kërkesë e jona që nga fillimi duke qenë se sundimin e ligjit e shohim si proritet që nga fillimi.

Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike që do ta bëjë mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor.

Për ne vazhdon të jetë me rëndësi që qytetarët e Republikës kudo që janë të kenë përfaqësim që i përfaqëson ata siç duhet.
Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Të ngjashme