ShowBiz
U aludua se Leo DiCaprio është fejuar, por si qëndron e vërteta?
Demokracia
13:02 | 28 Mars 2024

Share:

Bota u shokua kur lexoi thashethemin se Leo DiCaprio mund të jetë fejuar me të dashurën e tij, Vittoria Ceretti, por në fakt, zërat nuk qenkan të vërtetë. Page Six konfirmoi se spekulimet ishin “shumë zhurmë për asgjë”.

“Asgjë e vërtetë”, tha burimi për Page Six, pasi gëluan aludimet në çastin kur Vittoria u fotografua me një unazë që i shkëlqente në dorën e majtë, ndërsa çifti ishte duke drekuar në Los Angeles.

U aludua se Leo DiCaprio është fejuar, por si qëndron e

Vittoria dhe Leo janë bashkë që prej verës së vitit 2023, kur ata u panë shumë të afërt në një club në Ibiza, Spanjë. Sa i përket martesave, Leo njihet si “beqari i përjetshëm i Hollywood-it”, ndërsa Ceretti ka qenë e martuar me DJ italian Matteo Milleri, nga 2020-a deri në qershor 2023.

Të ngjashme