ShowBiz
Gjykata Rumune vendos për Andrew Tate – ai do të përballet me gjyq për akuzat e trafikimit seksual dhe përdhunimit
Demokracia
14:25 | 27 Prill 2024

Share:

Gjykata e Bukureshtit në Rumani ka vendosur që Andrew Tate, një influencues në internet i vetëshpallur si “mizogjenist”, do të dalë përpara gjyqit për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe përdhunimit.

Tate bashkë me vëllanë e tij Tristan dhe dy shtetas rumunë, ata u akuzuan në qershor për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formimin e një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave – akuzat të cilat vëllezërit i kanë mohuar.

Prokurorët rumunë akuzojnë vëllezërit Tate për tërheqjen e viktimave duke u premtuar rrejshëm një marrëdhënie apo martesë me to, shkruan CNN.

Andrew Tate (Foto: Twitter)

Eugen Vidineac, avokati kryesor i vëllezërve Tate, pretendoi të premten se vendimi i gjykatës “mungon në bazë ligjore dhe arsyetime” dhe tha se “kanë paraqitur një ankesë të fortë”.

Adrian Sandulescu, avokati për dy të dyshuarit e tjerë, përkatësisht tha se vendimi “është i paligjshëm dhe pa bazë”.

Në mars, një gjykatë rumune miratoi ekstradimin e vëllezërve Tate në Mbretërinë e Bashkuar – por vetëm pasi të përfundojnë procedurat e gjyqit në Rumani.

Vëllezërit Tate, të dy ish-boksierë profesionistë, u arrestuan për herë të parë në dhjetor të vitit 2022 dhe mbetën në paraburgim deri në prill të vitit 2023, para se të vendosen në arrest shtëpie.

Tate u bë i famshëm në internet në vitet e fundit, duke grumbulluar miliarda shikime në TikTok me fjalime në lidhje me dominimin mashkullor, nënshtrimin femëror dhe krijimin e pasurisë.

Të ngjashme