ShowBiz
Tuna përfshihet në frymën e filmit “Barbie”, shfaqet si kukulla e famshme në koncertin e saj të fundit
Demokracia
10:09 | 23 Korrik 2023

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, ka qenë e ftuar së fundmi për të performuar në një mbrëmje muzikore në një nga diskotekat e Pejës.

Ajo është dukur tejet tërheqëse në paraqitjen e saj para publikut, ku u shfaq e veshur me një kostum rozë, që theksonte linjat e saj të trupit.

Kjo paraqitje vjen si frymëzim i momentit nga filmi “Barbie”, i cili është kthyer në trendin botëror të këtyre ditëve.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Vet këngëtarja shkupjane ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku dukej më se tërheqëse e veshur me kostumin në ngjyrën rozë.

Flokët e saj prej biondeje, i jepnin asaj një pamje edhe më të ngjashme me atë të kukullës së famshme “Barbie” – rol i cili në filmin e ri me të njëjtin emër, e luan aktorja Margot Robbie.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

“Sezoni i Barbie-t”, shkroi Tuna në mbishkrimin e këtyre fotografive, teksa mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Tuna përndryshe duket të jetë mjaft aktive këtë verë me prurje muzikore e koncerte të shumta.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024