Sport
Tuchel i ashpër me gjyqtarin pas eliminimit të Chelseat nga Real Madridi në Champions
Demokracia
09:30 | 13 Prill 2022

Share:

Chelsea është ndalur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi, përkundër fitores në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

“Mbretërit” kaluan në gjysmëfinale pavarësisht humbjes 2:3 në Madrid, pasi rezultati nga dyja ndeshjet në fund ishte 5:4.

Trajneri i “Bluve” të Londrës, Thomas Tuchel ishte i ashpër me gjyqtarin pas ndeshjes, duke thënë se ata e meritonin kalimin tutje.

Tutje, Tuchel tha se ishte i zhgënjyer që gjyqtari nuk e rishikoi golin e anuluar të Alonsos.

“Këto janë disfatat që mund t’i tretim dhe gëlltisim, sepse nuk lamë asgjë për t’u penduar. Luajtëm atë që donim të luanim dhe treguam cilësinë dhe karakterin që ka skuadra”, ka thënë fillimisht Tuchel pas ndeshjes.

“Ne e meritonim të kalonim tutje, por nuk ishte menduar të ishim, thjesht ishim të pafat. Meritat e plotë janë për lojtarët”.

“Jam shumë i zhgënjyer për gjyqtari nuk e kontrolloi golin e anuluar të Alonsos, por kjo është ajo që ju merrni kur luani me Real Madridin në Ligën e Kampionëve”.

“Ne kishim një deficit të madh për të kapërcyer. Fatkeqësisht të dy golat e tyre sot erdhën nga gabimet. Ata shfrytëzuan gabimet me cilësi individuale dhe në të dy ndeshjet, ne bëmë shumë nga këto gabime të mëdha”.

“Isha i zhgënjyer që gjyqtari kaloi mirë me kolegun tim Carlo Ancelotti. E di që Carlo është një djalë i mirë, por kur doja të shkoja dhe të falënderoja gjyqtarin për ndeshjen, e pashë duke buzëqeshur dhe duke qeshur me të madhe me trajnerin e kundërshtarëve”.

“Mendoj se kjo është koha e gabuar për ta bërë këtë pas një vërshëllime të fundit nga minuta e 120-të, ku një skuadër dha gjithë zemrën dhe luftoi deri në pikën e fundit”.

“Ju shkoni dhe shikoni gjyqtarin duke buzëqeshur dhe duke qeshur me trajnerin tjetër, mendoj se është një moment shumë, shumë i keq. Unë i thashë këtë dhe kaq”, përfundoi Tuchel. /Demokracia.com/

Të ngjashme