Lajme
Oficeri gjerman që dëshmoi në Hagë, del të jetë atashe ushtarak në Beograd: Nuk e dinte se në luftë u vranë mbi 10 mijë civilë shqiptarë
Demokracia
15:19 | 27 Maj 2024

Share:

Oficeri i ushtrisë së Gjermanisë, Klaus Jensch, ishte dëshmitar në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Megjithatë, ky i fundit u bë viral me dëshminë e tij kur nuk e dinte se më shumë se 10 mijë civilë shqiptarë u vranë nga Serbia.

“Rreshteri Fritz ka shënuar: Sipas ekspertëve britanikë, më shumë se 10 mijë kosovarë shqiptarë janë vrarë nga serbët, ose kanë humbur jetën gjatë fushatës së spastrimit etnik. Kjo mund të gjendet në dokumente. A keni dëgjuar këtë shifër?”, e pyeti avokatja e Thaçit.

“Jo” u përgjigj dëshmitari.

Historia e këtij dëshmitari po del të jetë edhe më e dyshimtë. Kjo pasi Klaus Jensch, figuron si atashe ushtarak në Beograd.

Kështu shihet në faqen zyrtare të ambasadës së Gjermanisë në Beograd, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Të ngjashme