Lajme
2 mijë persona varrosen të gjallë nga rrëshqitjet e dheut në Papa Guinenë e Re
Demokracia
14:35 | 27 Maj 2024

Share:

Qeveria e Papa Guinesë së Re ka njoftuar se më shumë se 2 mijë persona besohet se janë varrosur të gjallë nga rrëshqitjet e dheut të premten.

Shteti ka kërkuar zyrtarisht ndihmë ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara fillimisht kishin njoftuar për 670 persona të vdekur, mirëpo qeveria e Papa Guinesë së Re ka ofruar numra tre fish më të lartë sesa OKB-ja.

OKB-ja ka njoftuar se do të përditësojë shifrat e të vdekurve sapo të marrë informacione nga shteti.

Numri prej 670 të vdekurve ishte bazuar në llogaritjen e fshatit Yambali pasi zyrtarët kanë thënë se nga dheu janë përpirë 150 shtëpi.

Kërkim-shpëtimi po llogaritet si shumë i vështirë për shkak se fshati është në zonë të largët dhe ka mungesë të telekomunikimit.

Vështirësitë janë shtuar edhe nga lufta e fiseve në rajon.

Të ngjashme