Lifestyle
Trendi i radhës janë këta pantollona – A do të kishit guxim t’i vishni ju?
Demokracia
19:11 | 07 Qershor 2021

Share:

Nga pasarelat në jetën e përditshme, Irina Shayk mori gjithë vëmendjen në rrugët e Neë York-ut këtë javë, veshur me xhinset që Mugler dizenjoi gjatë muajit mars.

Pantallonat bardhë e zi njihen ndryshe si “pantallona-tanga” – sepse vendosja e dy ngjyrave është e tillë që jep formën e të brendshmeve tek të pasmet:

Xhinset asimetrike kanë qenë në modë thuajse gjithë vitin, por këto të fundit vijnë me një detaj krejt tjetër. Modeli u pa fillimisht në pasarela, veshur nga modele si Bella Hadid, Irina etj.

Kohët e fundit, shumë nga vajzat e famshme të muzikës dhe showbizz-it kanë përqafuar dhe trendin e “veshjeve të zhveshura”, me të cilin Irina rrëmbeu faqet e para të revistave në Billboard Music Awards.

Të ngjashme