Lifestyle
Kjo veshje e Dua Lipës do të të bindë ta kopjosh direkt
Demokracia
08:23 | 14 Maj 2024

Share:

Nuk është gjithmonë e lehtë të vishesh si Dua Lipa! Sigurisht, një çantë 6,100 dollarë ndoshta nuk është në buxhetin tuaj, njëjtë edhe për aksesorët e diamantit dhe veshjet nga shtëpitë më të famshme të modës. E kuptueshme, por kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzoheni.

Ne vëmë bast, se këtë veshje të Dua Lipës ju mund ta rikrijoni me gjërat që keni në dollap, madje edhe më bukur. Teksa Dua publikoi albumin e fundit muzikor “Radical optimism” në fillim të këtij muaji, album që brenda një jave u rendit në top listat e Mbretërisë së Bashkuar, artistja zgjodhi që ta festojë këtë triumf të karrierës me foton ndoshta më të thjeshtë të sajën.

Kjo veshje e Dua Lipës do të të bindë ta kopjosh direkt

FOTO: DUA LIPA/INSTAGRAM

Për të shijuar këtë moment, Dua zgjodhi një palë xhinse me bel të lartë, një bluzë të bardhë dhe sipër një këmishë të gjerë me vija të blu dhe të bardha. Rripi i lëkurës në mes është aksesori që e plotëson në tërësi look-un.

Të ngjashme