Lajme
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht
Demokracia
23:55 | 16 Maj 2024

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK ka qenë konsistent në raport me marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

Tahiri ka thënë se e kanë ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar ka me qenë më kushtueshëm se ai fillestar.

“Qëndrimi konsistent i Aleancës në raport me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit është bazuar në faktin se e kemi ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar është shumë më i dëmshëm e i kushtueshëm për vendin se obligimi fillestar. Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, e tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2024