Sport
Tre gola për nëntë pikë, Ballkani po i mund kundërshtarët vetëm me nga një gol në start të edicionit
Demokracia
13:48 | 05 Shtator 2022

Share:

Ballkani e ka nisur mirë rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Demokracia.com.

“Portokallezinjtë” në tri ndeshje sa kanë zhvilluar këtë edicion kanë bilanc të qind për qind, duke regjistruar tri fitore dhe duke grumbulluar nëntë pikë, anise se nuk kanë zhvilluar ende edhe dy xhiro për shkak të angazhimeve në garat evropiane.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë mposhtur kundërshtarët me vetëm nga një gol të shënuar, duke mos pranuar asnjë.

Suharekasit e nisën edicionin me përballjen e javës së dytë kundër Drenicës duke e mposhtur 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me rezultat të njëjtë, “Xhebrailat” arkëtuan pikët e plota edhe ndaj Dukagjinit të Armend Dallkut.

Epilogun përfundimtar të takimit 0:1, Ballkani e vazhdoi edhe fundjavën që e lamë pas në derbin e javës kundër Prishtinës të cilën e mundi në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pavarësisht fitoreve minimale, Ballkani ka tubuar nëntë pikë duke u pozicionuar në vendin e dytë me katër pikë më pak se Gjilani që ka dy lojë më shumë të zhvilluara.

Ballkani ndeshjen e radhës në elitë e luan të dielën si vendas kundër rivalit për titull, Dritës e cila është në formë të mirë./Demokracia.com/

Të ngjashme