Sport
Tifozi maroken tallet keq me futbollistët e Spanjës, iu tregon në cilën anë është aeroporti pas eliminimit
Demokracia
16:17 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Kombëtarja e Spanjës përveç eliminimit nga Kupa e Botës nga Maroku është tallur keq edhe nga një tifoz maroken pas ndeshjes.

Futbollistët dhe stafi i “Furisë së Kuqe” pak para nisjes së autobusit nga stadiumi për në hotel u ballafaquan edhe me një tifoz marokenë i cili i xhiroi lojtarët teksa u tall me ta duke iu treguar anën se në cilën pjesë është aeroporti për t’u larguar nga Katari.

“Hej shokët e mi. Paqi fat. Ju jeni ekip i mirë. Aeroporti është në këtë anë” – dëgjohet tifozi duke qeshur, përcjell Demokracia.com.


Video e marokenit është shikuar nga miliona njerëz në rrjetet sociale.

Spanja u mposht nga Maroku në 1/16 e finales së Kupës së Botës vetëm pas penalltive 3:0./Demokracia.com/

Të ngjashme