Arte
“The Crown” dhe “Ozark” kryesojnë në Critics Choice Awards
Demokracia
10:08 | 21 Janar 2021

Share:

Pas një viti prej më pasivëve në industrinë e argëtimit, Critics ’Choice Awards tentojnë të na kujtojnë se kemi për të parë ende shumë seriale. Netflix kryeson nominimet në TV të këtij viti me 26 nominime, duke përfshirë gjashtë nominime secili për “The Crown” dhe “Ozark”, 

Në kategorinë e Best Drama Series, këto seriale siguruan disa nominime në aktrim, Jason Bateman dhe Josh O’Connor janë përzgjedhur si aktorët më të mirë në një seri dramatike, ndërsa Olivia Colman e “Crown”, Emma Corrin dhe Laura Linney fituan si Best Actress in a Drama Series.

Seri të tjera të Netflix të njohura me nominime të shumta përfshijnë serialin që shumë shpejt u bë prej më të pëlqyerve “The Queen’s Gambit” dhe favoritin e hershëm të vitit 2020 “Unorthodox”, i cili arriti të na bëj karantinën pak më të këndshme.

“The Queen’s Gambit” mori tre nominime për aktoren më të mirë (Anya Taylor-Joy), për aktoren dytësore (Marielle Heller) dhe çmimin Best Limited Series, ndërsa seria fituese e Emmy Awards “Unorthodox” fitoi  Aktorja më e Mirë për Shira Haas.

Të ngjashme