Lajme
Pëson sulm në zemër, vdes një 60-vjeçar në një hotel në Prizren ku po qëndronte me gruan e tij
Demokracia
15:53 | 04 Maj 2024

Share:

Një boshnjak 60-vjeçar, shtetas i Serbisë, dyshohet se ka vdekur në një hotel në Prizren, në rrugën “Milan Shuflaj”.

Sipas mjekut kujdestar, dyshimet janë se ai vdiq si pasojë e një sulmi në zemër.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se viktima e dyshuar në kohën e vdekjes, në hotel ishte me bashkëshorten e tij.

Ai tha se informatën për vdekjen e viktimës e kanë pranuar këtë të shtunë në orën 11:46, teksa theksoi se ekipi mjekësor i Emergjencës që erdhi në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Viktima është M.A i lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër”

“Personi i cili ndërroi jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi Pazari, Republika e Serbisë. Viktima ishte mysafir i hotelit që nga data 1 maj 2024”, potencoi Bytyqi për klankosova

Të ngjashme