Arte
Terminatori bëhet “njerëzor”, dhuron 25 shtëpi për Krishtlindje
Demokracia
18:43 | 25 Dhjetor 2021

Share:

Aktori, ish-fituesi i shumëfishtë i çmimeve “Body Builder” dhe në fund ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger ka treguar këto Krishtlindje edhe anën njerëzore të tij.

75-vjeçari, i bërë i famshëm sidomos në rolin e “Terminatorit” në serinë e filmave me të njëjtin titull ka vendosur që t’u dhurojë veteranëve të luftës 25 shtëpi që në Los Anxheles.

Përfituesit janë që të gjithë endacakë, e të pastrehë që hallet e jetës i kishin flakur në rrugë në kërkim të lëmoshës.

“Sot, festova Krishtlindjen herët. 25 shtëpitë që dhurova për veteranët e pastrehë u instaluan këtu në LA. Ishte fantastike të kalojmë pak kohë me heronjtë tanë dhe t’i mirëpresim në shtëpitë e tyre të reja”, shkroi aktori në Twitter.

Banesat janë të thjeshta, të vogla, por “sigurojnë një jetesë komode për një person në krahasim me jetesën e rrugës”.

Çdo shtëpi ka ngrohje, energji elektrike dhe ajër të kondicionuar. “Të gjithë ne e kemi fuqinë që të bëjmë diçka për dikë tjetër këtë sezon festash. Mjafton edhe disa minuta nga koha jonë”, shtoi aktori.

Të ngjashme